Τετάρτη 10 Νοεμβρίου 2010

Ushtrimet fizike dhurojne jete

Ushtrimet fizike dhurojnë jetë

Në kohët e sotme gjithnjë e më shumë studime të cilat meren sesi njeriu do fitoj vite,publikohen.E vërteta është që njeriu gjithmonë interesohej për jetëgjatësinë. Vetëm në dhjetëvjeçarët e fundit u shtuan zërat që thonë,që deri nga mesi shekullit do të ekzistoj mënyrë që të jetojmë produktivisht në tetëdhjetë vite.Të gjithë studiusit karekterizojnë ushtrimet si numrin një në përmirësimin e cilësisë dhe zgjatjen e jetës.
Duke folur për ushtrimet fizike,duhet të sqarojmë se nuk përmëndim ushtrimet sportive,por ushtrimet që mund çdo njëri nga ne ku kërkohet vënd i veçantë.
Tre janë parametrat më të rëndësishëm të një përpjekje të tillë:lloji i ushtrimit,intesiteti dhe kohë zgjatja.Ushtrimet që zgjidhen,duhet të lëvizin grupe të mëdha muskuj,të përsëriten tre deri në pesë herë në javë dhe të realizohet 60-70% e aftësisë së njeriut.
Brënda nga një program të tillë ushtrimesh dobia që përfitohet i përket kryesisht pjesëve të mëposhtme:
Përmirësimin e sistemit muskulor.Duke ritur masën muskulore ruan metabolizmin në nivele të larta,nuk mer peshë lehtë dhe si rjedhim rezikon më pak nga shëndeti i shumtë.Përveç kësaj,ritja ose ruajtja e muskulit kockor ka si përfundim të ngarkohen më pak kockat e trupit tonë dhe kryesisht të shtyllës vertebrale dhe kockave të legenit,të kërkohet më pak energji për realizimin e një përpjekje që të shmangni dëmtimet.Ekzistojnë qindra ushtrime që mund të bëhen.Në palestra sigurisht që janë shumë të tjera analog me nivelin dhe qëllimin e çdo njeriu.
Përmirësimi të sistemit të frymarjes dhe zemrës.Persona që ushtrohen regullisht kanë deri në 50% mundësi më të vogël të shfaqin ritje të tensionit dhe deri në 30% mundësi më të vogël për atak zemre.Ajo që të bënë përshtypje është kontributi në ekonominë e rrahjeve të zemrës dhe si rezultat në mbrojtjen e saj.Në një njeri zemra zemra rreh 70 rrahje për minutë,kurse në një atlet mund të arij dhe në 50 rrahje për minutë.Kuptohet që pas disa vjetëve zemra e atletit do të ketë më pak dëmtime.Ushtrime që mund të ndihmojnë këtu janë:biçikleta,noti dhe kombinimi i tyre.Këto lloj veprime janë ideale për zvogëlimin e yndyrës dhe nëqoftëse kombinohet me programin e humbjes së peshës sjellin përfundime të shkëlqyera.
Eshtë e dukshme që pas ushtrimeve me intensitet mesatar mbizotëron një ndjenjë e kënaqshme.Ajo ndodh mbase për arsye të sekretimit të disa ormoneve,por edhe për arsye të heqjes së ankthit që mbizotëron gjatë ditës.Pothuajse njerzit që ushtrohen sitematikisht kanë më shumë energji dhe duket që kanë më shumë jetë cilësore seksuale.Një fenomen që vëzhgohet sidomos te gratë,është vrejtur dorëheqja nga jeta energjike seksuale kur ritet shumë e tyre.Nga ana tjetër shumë burra zvogëlojnë me vite kontaktin seksual,sepse përballojnë lodhjen muskulore,probleme të frymëmarjes.
Veprime që mund të ndihmojnë këtu janë zgjatjet (risin elasticitetin e
muskujve), gjimastika suedeze,tenisi,lojrat me dorë (basketboll,volejboll) ose
noti dhe të tjera.Gjithashtu veprime që kanë të bëjnë me natyrën
(ecje,kopshtari),mund të kontribojnë në gjëndjen e mirë shpirtërore.
Duhet të bëhet e qartë që përfitimet që përmëndëm shikohen vetëm kur ndonjë
bënë sistematikisht ushtrime fizike.Studimet tregojnë që ata të cilët pas një
moshe ndaluan të bëjnë ushtrime fizike,kishin të njënjtën jetë me ata që nuk
bërën ushtrime fizike.Në të kundërtën,ata që vazhduan dhe më pas të ushtrohen
kishin mundësinë të jetonin deri dhe shtatë vjet më shumë.
Duke përfunduar do të thoshim që nuk ekziston moshë e ndaluar (përveç atyre
që janë të sëmurë) që ndonjë të filloj të bëjë ushtrime.Duket që ushtrimet në
moshën e tretë mund të kontribojnë në organet e shikimit,të prekjes që zakonisht
zvogëlohen,kurse akoma dhe atëhere mund të arihet ritje të masës muskulore.

Dhjete keshilla per shendetin

Dhjetë këshilla të nevojshme shëndeti
(Kryesoret për çdo ditë)

1.Lëvizni më shumë
Gjithmonë t'ju bëhet zakon i përditshëm të gjëni mënyra që të lëvizni trupin tuaj.Gjisni shkallë nëqoftëse atë keni përzgjedhur kundrejt ashensorit.Çoni shëtitje qënin,ndiqni me vrap fëmijët tuaj,hidhni topin me shokët,prisni barin.Çfarëdo që lëviz ekstremitet tuaja nuk është vetëm mënyrë gjimastike,por lufton dhe stresin.Mendoni lëvizjen për periudha të vogla.Duhet të jeni më shumë se një orë në palestër ose në mësime aerobike,mësime kërcimi ose tai-u ose hickboxing.Sigurisht,ato janë shumë të mira nëqoftëse mundeni që t'i bëni.

2.Zvogëloni yndyrën
Shmangni të skuqurat,bifteqet dhe mishra të tjerë yndyrorë (si p.sh mishi i derrit,zabon,sallam dhe paidhaqe).Prodhime të qumështit (si djath,djath cottage,qumësht dhe kremë) duhet të hahen me yndyrë të ulët.Fruta të thata dhe mishra për sanduiç,majonez,margarinë,gjalpëra dhe salca duhet të konsumohen në sasi të kufizuar.

3.Ndaloni pirjen e duhanit
Që nga viti 1960 kur Surgeon General njoftoi se cigarja dëmton shëndetin,Amerikanët zvogëluan përdorimin e prodhimeve të duhanit që dëmtojnë.Tani shikohet një ritje e pirjes së duhanit tek adoleshentët.Do të mund të kishte përgjegjësi influenca e Hollywod-it?Duket që protagonistët në filmat e fundit pinë cigare.Paralajmëroni fëmijët tuaj për romancën e gënjeshtrët dhe “çapëllëkun” e aktorëve të Holliwod-it që pinë cigare.

4.Zvogëloni stresin (ankthin)
Thuhet shumë lehtë nga se bëhet,por ekzistojnë shumë metoda që luftojnë stresin.Disa teknika që rekomandohen nga specialistët,është që të bëjnë mendime pozitive.Kushtoni 30 minuta në ditë për të bërë diçka që ju pëlqen (p.sh ecni anës detit ose në park,lexoni një libër,bëni vizitë te një shok,luani me qënin tuaj,ndëgjoni muzikë të qetë,shikoni një film humoristik,bëni masazh,përkujdesje të fytyrës ose të qethur,numëroni deri në dhjetë përpara se të humbisni kontrollin tuaj,shmangni njerzit e vështirë kur ajo është e mundur.

5.Ruani veten tuaj nga ndotja e ambientit
Nëqoftëse nuk mund të rini në ambient pa tymra,të paktën evitoni dhomat që janë të mbushura me tym cigare,zonat me shumë lëvizje etj.Bëni ushtrime fizike jashtë kur treguesit e ndotjes së atmosferës janë të ulët dhe ushtrime fizike në shtëpi me ajër të kondicionuar kur treguesit e ndotjes së atmosferës janë të mëdha.Mbillni shumë shkure në kopshtin tuaj,sepse është largues i mirë i ndotjes dhe pluhurit të rrugës.

6.Vini rripin e sigurisë
Statistikat tregojnë që rripi i sigurisë ndihmon në mbrojtjen e jetës dhe në shmangien e dëmtimeve nga aksidentet rrugore.

7.Përdorni fillin dentar
Studime që janë bërë tani afër,lidhin drejpërdrejtë jetëgjatësinë me përdorimin e fillit dentar.Asnjë nuk e di saktësisht mënyrën sesi lidhen.Ndoshta ndodh nga që njerzit që përdorin fill dentar meren më shumë me shëndetin e tyre nga ata që nuk e përdorin.

8.Shmangni konsumin e madh të alkoolit
Studimet e kohëve të fundit tregojnë që një gotë verë mund të ndimojë në mbrojtjen e sëmundjes të enëve të gjakut të zemrls.Pirja me shumicë e alkoolit mund të shkaktojë probleme të tjera shëndeti,si ipatiti,sëmundje të veshkave dhe kancer.

9.Ruani pozitive gjëndjen sentimentle
Ekzistojnë padiskutim lidhje ndërmjet jetës së mirë dhe të shëndetshme dhe mendimit pozitiv për jetën.

10.Zgjidhni saktë prindërit tuaj
Lidhja ndërmjet gjenetikës dhe shëndetit është e fortë.Nëqoftëse njëri ose të dy prindrit vdiqën të rinj dhe të sëmurë,nuk do të thotë që nuk mundini të rezistoni në genet që na lanë trashëgim.

Ipatiti B dhe C

Ipatiti B dhe C

Shkaktohet nga viruse të cilat është e mundur që pas fazës oksike të ngelen në organizëm,si përfundim dëmtimi të kalojë në një fazë të përhershme që është shumë e rezikshme me dëmtime të rënda në mëlçi,të cilat mund të çojnë akoma dhe në vdekje.
Rëndësia e diagostimit sa më shpejt të hipatit B dhe C është e padiskutueshme sepse kufizon përhapjen shumë ndërlikimeve të rënda të sëmundjes të cilat mund të çojnë akoma dhe në vdekje.Transmetimi bëhet nëpërmjet gjakut dhe kryesisht me kontaktin seksual,virusi i hipatitës B është 100 herë më infektues se ai i AIDS.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësis llogaritet që në 2010 vdekjet nga hipatiti C do të jenë më shumë nga ata që kanë virusin e AIDS.
Më të shumtët e njerzve që vuajnë nga kjo sëmundje nuk e dinë,duke e transmetuar në njerëz të tjerë dhe duke vënë në rezik jetën e tyre.

Për këto arsye:Ruani me përgjegjësi veten tuaj,por edhe shokun tuaj,kërkoni përdorimin e prezervativës në çdo kontakt seksual.


AIDS dhe hipatiti
Sëmundjet seksuale transmetuese


“Mëso dhe mbrohu,mëso dhe mbro”.Nga më të njohurat dhe ritme të larta zhvillimi në sëmundje seksuale të reja janë hipatitët B dhe C.Informimi,njohja,mbrojtja,por edhe diagonistimi në kohën e duhur janë pikat që mund të bëjnë ndryshim në zhvillimin e çdo njërës nga sëmundjet e mësipërme dhe kryesisht në mbrojtjen e jetës tonë,por edhe të njerëve tanë.

Si transmetohet Hivi (AIDS)?

Me kontaktin seksual,pa përdorimin e prezervativit ose është kolpike dhe gojore me ndonjë person që është i infektuar nga virusi i Hiv-it.
Me përdorimin e përbashkët të shiringave dhe gjëlpërave në marjen e lëndëve narkotike nga vena.
Nga nëna e infektuar tek fëmija gjatë periudhës së shtatzanis ose gjatë pirjes së qumështit nga fëmija.


AIDS
Shkaktohet nga viusi HIV i cili ngelet në organizëm gjatë gjithë jetës,HIV-i dëmton sistemin mbrojtës të njeriut,që është përgjegjës për mbrojtjen e organizmit përballë viruseve dhe sëmundjeve të tjera.Virusi HIV mori formën e epidemisë në fillim të dhjetëvjeçarit të 80 dhe u përhap në çdo anë të botës me ritme të shpejta,kryesisht të kushteve moderne të mënyrës së jetësës.AIDS është një çështje që na përket të gjithëve,sepse duam të shijojmë jetën tonë,dashurinë dhe seksin me shëndet dhe siguri.Sidomos në verë kur kontaktet seksuale janë më të shumta,rreziku nga HIV/AIDS është i madh dhe atë jemi të detyruar të mos ta harojmë.

Gjendja psikike nen vartesine e cigares

Gjëndja psikike nën vartësinë e cigares

Eshtë e sigurtë që pirja e duhanit është një zakon shumë i keq.Tymi i duhanit ka 19 lëndë kanceroze që njihen,më shumë se 2000 lëndë kimike dhe nikotinë (C10H14N2).Në bazë të studimeve të universitetit të Masahusetit ndjeshmëria në nikotinë vinë në mënyrë të shpejt,mbas disa ditëve të pirjes së cigares akoma dhe për një numër të vogël cigaresh.Në bazë të studimit,simptomat e vartësisë nga nikotini paraqiten në shumë pirës cigaresh përpara se ata të fillojnë pirjen e cigares.Nga 700 djem të moshës 12 dhe 13 vjeç më të shumtët kishin ndjeshmëri tek nikotini pothuajse menjëherë.Studiues anglezë përmendin që nikotini është njësoj si heroini dhe kokaini,cigaret janë prodhime që i japin përparësi nikotinit.Dy në tre veta që pinë duhan deklaruan që duan të ndalojnë pirjen e cigares,por pak janë ata që e realizojnë pa ndihmë.
Me regulla mjeksore do të përshkruajmë vartësinë trupore që shkaktohet nga cigarja si një gjëndje përshtatje të sistemit të nervave nga përdorimi i nikotinës dhe është një përfundim i pritshëm që shfaqet shumë shpejt,pothuajse në fillim të përdorimit.Nikotini është një substancë kimike,një lloj alkali që shkakton shumë kunërveprime në organizmin e njeriut (ka veprim toksik).Kur thithim (marim frymë) hyn në gjak dhe shumë shpejt shpërndahet në të gjithë trupin,në lëkurë,në muskuj,në sistemin periferik nervor dhe në tru.Truri i duhanxhiut “mëson” të jetojë dhe të veprojë me një dozë të caktuar nikotini në ditë.Vartësia psiqike është një sindrom që karakterizohet nga ana psikologjike e detyruar e përdorimit të cigares,duke mos marë parasysh për dëmtimet që shkakton.
Ndezim p.sh një kur gryka dhëmbë,kemi temperatur ose dhimbje koke dhe njohim më pëpara që do të na dëmtoj.Gjithashtu cigarja shkakton dhe lehtësim.Ajo do të thotë që me kalimin e kohës zvogëlohet veprimi i nikotinës.Duhanxhiu do gjithnjë e më shumë nikotinë që të ketë të njënjtën “sasi kënaqësie”.Mvarja trupore dhe psiqike që përmendëm vështirë ndahen dhe ndarja e tyre është më shumë teorike sesa praktike.Nga studimet e seksionit të psikoneuroansologjik të Universitetit të Harvartit është treguar që ka mvartësi intelektuale dhe psiqike në doza të barabarta në çdo duhanxhi,kurse paralelisht çdo duhanxhi mvaret me mënyrë të ndryshme dhe intesitet të ndryshëm nga cigarja dhe nikotini.Reziku dhe ndjeshmëria riten analog me numrin e cigareve,periudhën e pirjes së cigares dhe disa faktorëve të tjerë.Vitet e fundit bëhet një përpjekje në shkallë botërore që të nxiren në pah pasojat e pirjes së cigares në shëndet.Rekomandohet me çdo mënyrë dhe me çdo mjet kufizimi i atij zakoni të dëmshëm për shëndetin.Në Europën e Bashkuar në çdo ekspozitë të saj në kuadër të programit ”Europa kundër kancerit” çojnë në marjen e metrave që kanë si qëllim uljen e konsumit të cigares.Qëndra të ndryshme kërkimore,çdo ditë zbulojnë veprime të ndryshme në shëndet.Pirja e duhanit përbën një temë diskutimi në çdo konferencë Botërore të Shëndetit.
Por,asnjë konferencë nuk u muar sidomos me këmbëngulje për metodat farmaceutike dhe jo farmacetike që ndihmojnë në prerjen e cigares.Akoma dhe organizatat që janë kundër pirjes së duhanit injorojnë metodat që ndihmojnë në prerjen e cigares.