Τετάρτη 10 Νοεμβρίου 2010

Gjendja psikike nen vartesine e cigares

Gjëndja psikike nën vartësinë e cigares

Eshtë e sigurtë që pirja e duhanit është një zakon shumë i keq.Tymi i duhanit ka 19 lëndë kanceroze që njihen,më shumë se 2000 lëndë kimike dhe nikotinë (C10H14N2).Në bazë të studimeve të universitetit të Masahusetit ndjeshmëria në nikotinë vinë në mënyrë të shpejt,mbas disa ditëve të pirjes së cigares akoma dhe për një numër të vogël cigaresh.Në bazë të studimit,simptomat e vartësisë nga nikotini paraqiten në shumë pirës cigaresh përpara se ata të fillojnë pirjen e cigares.Nga 700 djem të moshës 12 dhe 13 vjeç më të shumtët kishin ndjeshmëri tek nikotini pothuajse menjëherë.Studiues anglezë përmendin që nikotini është njësoj si heroini dhe kokaini,cigaret janë prodhime që i japin përparësi nikotinit.Dy në tre veta që pinë duhan deklaruan që duan të ndalojnë pirjen e cigares,por pak janë ata që e realizojnë pa ndihmë.
Me regulla mjeksore do të përshkruajmë vartësinë trupore që shkaktohet nga cigarja si një gjëndje përshtatje të sistemit të nervave nga përdorimi i nikotinës dhe është një përfundim i pritshëm që shfaqet shumë shpejt,pothuajse në fillim të përdorimit.Nikotini është një substancë kimike,një lloj alkali që shkakton shumë kunërveprime në organizmin e njeriut (ka veprim toksik).Kur thithim (marim frymë) hyn në gjak dhe shumë shpejt shpërndahet në të gjithë trupin,në lëkurë,në muskuj,në sistemin periferik nervor dhe në tru.Truri i duhanxhiut “mëson” të jetojë dhe të veprojë me një dozë të caktuar nikotini në ditë.Vartësia psiqike është një sindrom që karakterizohet nga ana psikologjike e detyruar e përdorimit të cigares,duke mos marë parasysh për dëmtimet që shkakton.
Ndezim p.sh një kur gryka dhëmbë,kemi temperatur ose dhimbje koke dhe njohim më pëpara që do të na dëmtoj.Gjithashtu cigarja shkakton dhe lehtësim.Ajo do të thotë që me kalimin e kohës zvogëlohet veprimi i nikotinës.Duhanxhiu do gjithnjë e më shumë nikotinë që të ketë të njënjtën “sasi kënaqësie”.Mvarja trupore dhe psiqike që përmendëm vështirë ndahen dhe ndarja e tyre është më shumë teorike sesa praktike.Nga studimet e seksionit të psikoneuroansologjik të Universitetit të Harvartit është treguar që ka mvartësi intelektuale dhe psiqike në doza të barabarta në çdo duhanxhi,kurse paralelisht çdo duhanxhi mvaret me mënyrë të ndryshme dhe intesitet të ndryshëm nga cigarja dhe nikotini.Reziku dhe ndjeshmëria riten analog me numrin e cigareve,periudhën e pirjes së cigares dhe disa faktorëve të tjerë.Vitet e fundit bëhet një përpjekje në shkallë botërore që të nxiren në pah pasojat e pirjes së cigares në shëndet.Rekomandohet me çdo mënyrë dhe me çdo mjet kufizimi i atij zakoni të dëmshëm për shëndetin.Në Europën e Bashkuar në çdo ekspozitë të saj në kuadër të programit ”Europa kundër kancerit” çojnë në marjen e metrave që kanë si qëllim uljen e konsumit të cigares.Qëndra të ndryshme kërkimore,çdo ditë zbulojnë veprime të ndryshme në shëndet.Pirja e duhanit përbën një temë diskutimi në çdo konferencë Botërore të Shëndetit.
Por,asnjë konferencë nuk u muar sidomos me këmbëngulje për metodat farmaceutike dhe jo farmacetike që ndihmojnë në prerjen e cigares.Akoma dhe organizatat që janë kundër pirjes së duhanit injorojnë metodat që ndihmojnë në prerjen e cigares.

2 σχόλια:

  1. Αυτό το σχόλιο αφαιρέθηκε από τον συντάκτη.

    ΑπάντησηΔιαγραφή
  2. Unë rekomandoj Dr Ediomo për këdo që ka nevojë për ndihmë në marrëdhënien e tyre. Marrëdhënia ime ishte një rrëmujë, por falë Dr Ediomo për magjinë e tij të dashurisë, tani i dashuri im më do aq shumë dhe nuk ka më palë të treta në marrëdhënien tonë. Nëse keni nevojë për ndihmë me marrëdhënien tuaj, kontaktoni Dr Ediomo përmes WhatsApp+2349035797456. ai është i mirë në casting
    * Magjitë e dashurisë
    * Magjitë e humbura të dashurisë
    * Heqja e syrit të keq
    *Magji për të ndaluar divorcin
    * Magjitë e pajtimit
    * Magjitë me fat
    * Magjitë e fitimit të lotarisë
    Dr Ediomo Whatsapp: +2349035797456
    Email: drediomo77@gmail.com

    ΑπάντησηΔιαγραφή